Subscribe:

Sunday, August 7, 2011

Teleskopi Hubble

Teleskopi hapësinor “Hubble” është një teleskop i cili fotografon objektet e universit në fushën spektrale të dritës së dukshme, të rrezatimit ultravjollcë dhe infra të kuq. 

Ai është një projekt i përbashkët i agjensive hapësinore amerikane NASA dhe asaj evropian ESA, ndërsa emrin e ka marrë nga astronomi i famshëm ameriakan Edwin Hubble. 

Ky teleskop , i cili u lançua me 24 prill 1990 në hapësirë, gjendet në një largësi prej 575 km dhe me një shpejtësi prej 28.000 km/h rrotullohet rreth tokës për vetëm 96 minuta.

Gjatë punës së tij 21 vjeçare, duke bërë fotografime të mrekullueshme të objekteve astronomike, duke poseduar instumente më moderne që mundësojnë kapjen e pamjeve sa më të thella në kozmos, ky teleskop i ka dhuruar shkencës së astronomisë të dhëna të jashtëzakonshme mbi zhvillimin e universit.

Shikoni fotografitë më mbresëlënëse të bëra nga teleskopi hapësinor “Hubble”.






0 comments:

Post a Comment

ADS