Për tre sekonda të plotë është kapur në "veprim" nga Solar Dynamics Observatory i Nasa-s dhe çdo gjë ka "ndryshuar".
Videoja e mëposhtme tregon një kometë që hyn me shpejtësi të madhe (nga ana e djathtë në mes të ekranit) përpara se të zhduket në sipërfaqen e diellit.
Këto kometa nuk janë një fenomen i pazakontë. Ato njihen si kometat Kreutz, emër që u është vënë në nder të personit që i zbuloi.
Kreutz zbuloi se disa kometa të caktuara ishin në orbita që do t′i sillnin jashtëzakonisht afër diellit - por kjo kometë ishte e veçantë pasi ndryshoi pak nga orbita e saj dhe u avullua nga nxehtësia përpara se të zhvillohej një impakt me diellin.
Kometës i janë dashur 15 minuta për të avulluar plotësisht por kjo video tregon momentet e fundit të saj.
Duhet shumë përqëndrim pasi është shumë e vështirë ta shohësh - videoja është e shkurtër dhe nuk është e ngadalësuar. http://www.youtube.com/watch?v
0 comments:
Post a Comment