Vende të virgjëra, që "flenë" ende të patrazuara nga bota moderne, në pritje që një ditë edhe ato do të zgjohen
Toka nuk është një planet kaq i eksploruar sa ç‘mund të mendojmë. Fakti që popullsia e botës, në shekullin e fundit është rritur nga një miliard në gjashtë, të bën të mendosh që planeti ynë është i mbushur me njerëz dhe i njohur në çdo cep të saj.
Ashtu siç kanë treguar edhe një sërë artikujsh të revistës shkencore "New Scientist", gjërat nuk janë ashtu siç duken. Në planetin tonë ekzistojnë ende shumë rajone, ku njeriu nuk ka shkelur kurrë më parë, apo për të cilat nuk ekziston një hartë e posaçme, ose ku jetojnë njerëz që nuk janë ballafaquar me qytetërimin.
Sipas kërkimeve bëhet fjalë për më shumë se 100 fise, me një total prej rreth 40 mijë personash, të cilët ende nuk kanë hyrë në kontakt me pjesën tjetër të botës.
Vendi i fundit ku nuk ka shkelur njeri Gangkar Puensum, në Butan, me lartësi 7541 metra, është vendi i fundit me lartësinë më të madhe në botë, ku nuk ka shkelur ende këmba e njeriut. Alpinistët janë munduar tri herë të arrijnë këtë majë të lartë, por që nga viti 1994, qeveria e krahinës aziatike, i ka ndaluar ekspeditat, për të respektuar traditat fetare të popullsisë së vendit.
Por edhe aty ku nuk ekzistojnë ndalimet "politike", janë të panumërta malet ende të virgjëra.
Ato ndodhen në rajonin aziatik, në Nyainqentanglha Lindore (që do të thotë "Zoti i tokës së gjelbër"). Lartësia e këtyre vargmaleve arrin në 6 mijë metra mbi nivelin e detit dhe ato nuk janë shkelur kurrë më parë nga këmba e njeriut.
Vendet e tjera ndodhen në Groenlandë, për të mos folur më pas për ato që gjenden në Antarktidë. Të tjera zona ende të pashkelura nga këmba e njeriut janë edhe ato që ndodhen nën sipërfaqen e tokës.
Një prej tyre është edhe shpella më e madhe e Anglisë, e pagëzuar "Titan", në Derbyshire. Kjo shpellë u zbulua në 1999-ën dhe speleologët janë të bindur se kanë ende shumë rrugë për të bërë, para se të thonë që nuk ekzistojnë shpella të panjohura.
Vendi i fundit pa një hartë Njeriu bën e zhbën shumë gjëra. Në këtë rast e kemi fjalën për detin Aral. Ky det nuk ekziston më dhe në vendin e tij shtrihet një shkretëtirë prej 50 mijë kilometrash katrorë.
Ky është vendi i fundit i Tokës për të cilin nuk ekziston një hartë, përveç disa fotove satelitore.
Deri 40 vite më parë, Muynak, i cili ndodhet në Uzbekistan, ishte një nga zonat turistike më të rëndësishme të ish-Bashkimit Sovjetik dhe një qendër e zhvilluar peshkimi. Tani nga Muynak, sipërfaqja e liqenit që ishte ndër më të mëdhenjtë në botë, pothuajse nuk ekziston më.
Në vendin e tij ka mbetur vetëm rërë. Rrjedha e degëzuar e dy lumenjve "Ama Darya" dhe "Syrdarya" e gjatë 40 mijë kilometra, që lag fushat e mëdha të pambukut dhe orizit, është zbuluar me kalimin e viteve nga origjina e një shkatërrimi mjedisor, përllogaritjet e së cilit ende nuk janë matur deri në fund.
Gjithashtu dihet se ushqimi i keq, zija e bukës, mungesa e ujit të pijshëm dhe ndryshimet klimatike kanë bërë që të vdesin dhjetëra e mijëra persona.
Një kërkim i "Medicins Sans Frontieres" mes popullsisë së zonës dokumenton se kjo është bërë zona më e madhe e botës, me numrin më të madh të të infektuarve nga tuberkulozi, ku shumë prej tyre e kanë të pamundur të kurohen.
Vendi i fundit që ka hyrë në kontakt me qytetërimin Filadelfia dhe Paraguai janë dy shtete të cilat kufizohen me xhunglën. Rreth 100 kilometra larg tyre ndodhet vendi i fundit i Tokës, ku një grup njerëzish që askush nuk i kishte vënë re më parë, më 3 mars të vitit 2004, mendoi se kishte ardhur momenti për të shuar hamendësimet e tyre.
Shtatëmbëdhjetë vendas Ayoreo dolën nga vegjetimi, të shtyrë nga etja, sepse rritësit e kafshëve kishin përvetësuar burimet e tyre ujore. Nëse nuk do të gjunjëzoheshin për shkak të kushteve të jashtme dhe ekstreme, "njerëzit e egër" do të kishin hyrë me vështirësi në kontakt me pjesën tjetër të botës.
Madje në vitin 2006 ruajtësit, vendas që jetojnë në ishujt e vegjël Andaman, vranë dy peshkatarë, të cilët u afruan shumë pranë brigjeve dhe menjëherë pas ngjarjes së cunamit të vitit 2004, gjuanin me shigjeta në drejtim të helikopterëve që fluturonin mbi ishullin e tyre.
Ministri brazilian për Çështjet Indigjene ka përcaktuar edhe një herë vlerën e fiseve ende të panjohura në territorin e tyre dhe ka rritur numrin nga 40 në 67.
0 comments:
Post a Comment