Subscribe:

Friday, July 8, 2011

Makina e tejdukshme pritet të shitet për shifër rekord

Makina Pontiac Deluxe Six e vitit 1939 ishte punuar duke përdorur një lloj special xhami nga General Motors dhe kompania e kemikateve Rohm and Haast me një vlerë prej 15.000 funteve.
Thuhet se “Makina hije” ka kaluar vetëm 140 kilometra në jetën e vet dhe ka një dizajn që për kohën kur u prodhua ishte mjaft vizionar.
“Ky motor i lë në lloç shumë makina edhe sot,” tha zëdhënësi i shtëpisë së ankandeve RM Auctions, e cila do ta shesë makinën në Michingan më 30 korrik.
“Kjo makinë është ruajtur për mrekulli. Është një testament i jetëgjatësisë së xhamit të njohur si Plexiglas në një periudhë kur plastika prishet brenda disa viteve”, tha agjenti i shitjes.
“Edhe pse ka pësuar disa gërvishtje dhe çarje, është në gjendje të përkryer si strukturë dhe me bukuri të pastër, duke e paraqitur madhështinë e ‘Makinës hije’, ashtu siç ishte prodhuar më 1939”.

Makina u prezantua për herë të parë në publik në Panairin Botëror të New Yorkut më 1939-40 dhe është njëra nga dy makinat e prodhuara të këtij lloji. 
Modeli i cili shitet ka ndërrim shpejtësie manuale me vetëm tri shpejtësi dhe është i vetmi model që ekziston.

0 comments:

Post a Comment

ADS