Subscribe:

Monday, July 25, 2011

Misioni i rradhës i NASA-s është ulja në një asteroid

Pas anijes kozmike e cila ka hyrë në histori, misioni tjetër i madh i NASA-s është gjetja e një mënyrë për të dërguar austronaut te asteroidët.
Por kjo nuk është një sfidë e lehtë, e madje, për disa, kjo është diçka e pamundur. Asteroidi është një shkëmb i madh, që sillet rreth e rrotull Diellit, njësoj si Toka. Austronautët nuk mund të ulen dot në një asteroid, për shkak se aty nuk ka gravitet, ndaj dhe shkencëtarët po mendojnë pajisjen që do të ulet në këtë trup qiellor dhe trasportuesin e saj.
Shumë hedhin idenë e një “makine rrobot”, dikush tjetër “rrobotin merimangë” pasi shkencëtarët kërkojnë të marrin me vete edhe kampionë, për të mësuar realisht lëndën përbërëse të asteroidit. Kjo është e nevojshme sepse në një të ardhme, mbase jo shumë të largët, këto trupa qiellorë mund të kthehen edhe për një kërcënim për Tokën.

0 comments:

Post a Comment

ADS