AMSTERDAM- Polemika dhe kuriozitet ka ngjallur jo vetëm në Hollandë por edhe në botë rregullorja e re e vendosur nga policia holandeze.
Nuk do ta besoni, por tani në Hollandë lejohet të kryesh marrdhënie seksuale në parqet publike. Një gjë e tillë nuk dënohet më me ligj, duke nisur që prej kësaj vere.
Ky rregull ka ngjallur shumë polemika, por sigurisht ka edhe sanksione për ata që nuk respektojnë rregullat. Të dashurit (një cift apo më shumë), mund të kryejne veprime erotike vetëm pas pasdites vonë.
Ata duhet të rrinë gjithashtu larg zonave të rezervuara për fëmijët. Një rregull tjetër është që duhet të hedhin prezervativët e përdorur në koshin e duhur, dhe për ata që nuk rrinë dot pa pirë një cigare më pas, duhet t'i hedhin bishtat e tyre gjithashtu në kosh.
Në të kundërt do të kenë të bëjnë me gjoba vërtet të majme. Gjoba të larta ka edhe për të zotët që nuk i mbajnë qentë e tyre të lidhur me litar dhe për ata që ndotin kopshtin publik. Në Amsterdam, në disa parqe, seksi është i lejuar tashmë. Por tani i ështe zyrtarizuar në të gjitha qytetet e mëdha, nga Rotterdam-i në Utrecht. |
|
0 comments:
Post a Comment