Piratët somalezë po fillojnë të përdorin metoda të sofistikuara teknologjike, si telefonat satelitor, sistemt GPS dhe monitorim të kualifikuar interneti për të gjuajtur tragetet.
Koha kur piratët eksploronin detet në kërkim të anijeve për të vjedhur duket se është shumë largë dhe i takon kinematografisë tashmë. Ata kanë filluar të përdorin mjete të sofistikuar teknologjik dhe sulmet informatike në databeiset e kompanive të mëdha detare, për të zbuluar rrugët detare të trageteve.
Informacioni është objektivi kryesor i tyre dhe për të duhen teknologji të sofistikuara, në të cilat piratët tashmë kanë filluar të investojnë shifra të mëdha. Me anë të informacioneve që ata marrin janë në gjendje të gjuajnë ngarkesat më të cmuara.
Anijet e tyre nuk janë me peshkarexha të thjesht por fortesa të pajisura me radar dhe armë të sofistikuara, me të cilat mund ti bëjn ballë një sulmi nga flota ushtarake. Madje kanë edhe përkthyes të cilet kapin transmetimet radio të trageteve dhe arrinë me përpikmëri të caktojnë vendndodhjen e trageteve.
Kërcënimit pirat, qevritë perëndimore me në krye Anglinë, do ti përgjigjen me pajisjen e anijeve të tyre tregtare me armë. Kjo do të jetë hera e parë që prej luftës së dytë botërore që anijet tregtare pajisen me armë.
0 comments:
Post a Comment