Subscribe:

Friday, June 17, 2011

Grate qajne 16 muaj te jetes se tyre.

Nuk çudit fakti se grave iu pëlqen të qajnë, e tezën për gjininë e përlotur e konfirmoi edhe studimi i ri, sipas të cilit një grua mesatare i kalon 1 vit e 4 muaj të jetës duke qarë.




Gjatë tri vjetëve të para të jetës qajnë tri orë në ditë sepse duket të ndërrohen, ushqehen apo argëtohen. Në moshë prej 1 deri në 3 vjet vajzat qajnë mesatarisht 2 orë dhe 2 minuta në ditë, e arsyet kryesore janë lodhja dhe fjalët e tepërta të prindërve.

Mosha e adoleshencës gjithashtu e ka fazën e famshme të lotëve, e mesatarja në javë është 2 orë e 13 minuta. Për këtë më përgjegjësit janë hormonet, grindjet me mike, dënimet e prindërve dhe ndarjet nga të dashurit.

Pas moshës 19-vjeçare, gruaja qan mesatarisht 2 orë dhe 14 minuta në javë, e që lotët të rrjedhin mjafton të shikojnë në film të prekshëm. Pas moshës 25-vjeçare arsyet kryesore për të qarë janë ndarjet nga miqtë, lodhjet dhe lajmet e këqija. Kur të gjitha llogariten, bie se gratë që nga lindja deri në moshën 78-vjeçare mesatarisht qajnë 12.000 orë.
Ky studim u krye me 3000 gra, e rezultatet treguan se arsyet për të qarë ndryshojnë varësisht nga periudhat e caktuara të jetës.

5 arsye kryesore nga lindja deri në 1 vjeç:
Uria, lodhja, mënyra e vetme e komunikimit, ndjenja e papërshtatshme shkaku i pelenave të lagura, sëmundjet.


5 arsye kryesore nga mosha 13-18-vjeçare:
Hormonet, grindjet me prindër, ndarjet nga të dashurit, dënimet, sjelljet e këqija të njerëzve tjerë.
5 arsye kryesore nga mosha 1-3-vjeçare:
Lëndimet, lodhja, rëniet, dëshira për diçka, tërheqja e vëmendjes shkaku i sjelljeve të këqija.

5 arsye kryesore nga mosha 19- 25-vjeçare:
Filmat e prekshëm, ndarjet nga të dashurit, humbja e personit të dashur, pavendosmëria rreth lidhjes së gjatë, shtatzënia.

5 arsye kryesore pas moshës 25-vjeçare:
Filmat e prekshëm, ndarja nga partneri, humbja e personit të dashur, lodhja, lajmet e këqija për dikë tjetër.

0 comments:

Post a Comment

ADS