Subscribe:

Friday, June 17, 2011

Gruaja mbetet shtatezane dy here brenda nje jave!

Një grua në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngjiz me dy
fëmijë, por jo binjakë. Angie Cromar, 34 vjeçe ka ngelur dy herë
shtatzënë brenda një javë. 34-vjeçarja është lindur me një sëmundje të rrallë e quajtur didelfot. Kush vuan
nga kjo lloj sëmundjeje ka dy mitra.
Gjatë lindjes së dy fëmijëve të parë gruaja nuk ka pasur problem të
tillë. Por, këtë herë, së pari u ngjiz me fëmijën e parë dhe pas një
jave është fekonduar dhe mitra tjetër duke ngelë shtatzënë për herë të
dytë.
Ishte i pari mjeku që bëri njoftimin, pasi vuri re se që të dy
fetuset kishin faza të ndryshme zhvillimi: njëri ishte pak më i
zhvilluar se tjetri.
“Unë jam shtatzënë gjashtë javë dhe një ditë në njërën mitër dhe pesë
javë e katër ditë në tjetrën”, tha me krenari nëna e ardhshme përpara
gazetarëve lokalë.
“Nuk mendoj se ka më shumë se 100 raste të tilla në botë”, thotë
doktor Terry, gjinekologu i gruas.
“Ishte një befasi e madhe për mua kur zbulova këtë shtatzëni të
dyfishtë. Angie bën pjesë në këtë grup të vogël, ku probabiliteti i një
shtatzënie të tillë është një në një milion”, tha ai.
Cromar punon si infermiere në maternitet, dhe e di mirë se cilat mund
të jenë rreziqet për fëmijën që është fekonduar më vonë.
“Unë jam pak nervoze, sepse nuk di saktësisht se çfarë do të ndodhë,
edhe pse në të njëjtën kohë jam e ngazëllyer se do të sjell në jetë dy
fëmijë të mrekullueshëm”, përfundon Angie Cromar

0 comments:

Post a Comment

ADS