Subscribe:

Sunday, June 5, 2011

10 Mistere te Pazgjidhura ...

10.Rongorongo

Rongorongo eshte nje sistem simbolesh i zbuluar ne shek 19 ne Ishullin e Pashkeve qe mendohet te jete nje forme shkrimi. Por nuk mund te lexohet pavaresisht nga perpjekjet e shumta per ta deshifruar. Edhe pse kane informacione kalendarike dhe gjeologjike , perseri eshte e pamundur per keto simbole te lexohen. Neqofte se vertetohet qe rongorongo eshte shkrim , ajo mund te  konsiderohet si nje nga ato pak tre ose kater ,shpikje  te pavarura shkrimi ne historine e njerezimit.


9.Njerezit e Mocalit

Studiuesit kane kohe qe po veshtrojne dhe po perpiqen te kuptojne nje nga cudite e botes arkeologjike -trupa qe nxirren nga varrime te pazakonta mocale prej uji te ftohte kudo nga Irlanda ne Rusi. Me qindra nga keto trupa mocalesh jane gjendur gjate dy shekujve te kaluar.Po kush kane qene keta individe dhe perse kane perfunduar thelle nen balten e kenetave? Teorite variojne nga dezertore te ekzekutuar, deri ne magjistare apo deri tek njerez te zakonshem. Ndryshe nga shumica e mbetjeve te lashta te njerezve, trupat e kenetave , e kane ruajtur lekuren dhe organet e brendshme ne saj te kushteve te pazakonta te ambjentit rrethues.


8.Mumjet ne Tarim 


Nje zbulim mahnites i mumjeve 2,000 vjecare me prejardhje Kaukaziane ne luginen Tarim te Kines Perendimore ndodhi ne vitet 90. Por me mahnites se vete zbulimi zbulimi ishte fakti se mumjet kishin floke bjond dhe hunde te gjate. Prandaj ne 1933, u mblodhen kampione ADN-je dhe u testuan resultatet  per te verteteuar nese keto trupa kishin grup gjenetik Europian. Ndersa tekstet e lashta Kineze  qe datojne qe nga mijevjecari i pare para krishtit  , pershkruajne grupe njerezish Kaukazian qe banonin ne Lindjen e larget, nuk permendet si dhe pse keta persona kane perfunduar ketu.


7. Trekendeshi i Bermudas


Trekendeshi Bermuda eshte nje siperfaqe uji ne Oqeanin Atlantik Verior ne te cilen nje numer i madh aeroplanesh dhe anijesh jane zhdukur ne rrethana te mistershme. Eshte quajtur "Trekendeshi i Vdekjes" ,"Deti i Tersit", "Varrezat e Atlantikut". Gjate viteve jane shfaqur shume shpjegime ne lidhje me zhdukjet, duke perfshire motin e keq, aktiviteti i alieneve, deformimi i kohes, mungesa e ligjeve te fizikes.
Edhe pse ekziston dokumentacion real qe tregon se shume nga rastet kane qene te ekzagjeruara, nuk ka akoma shpjegim per numrin e madh te zhdukjeve ne  kete zone.Viktimat me te famshme te ketij trekendeshi jane pese avionat Avenger te Fluturimit 19. Ndodheshin 14 veta ne bord  dhe qe te gjithe u zhduken pa lene asnje shenje.

6.Legjoni i Humbur Romak


Pasi ushtria e gjeneralit Romak Krasit  u mposht nga persianet , legjenda thote se  nje grup i vogel te mbijetuarish nga lufta endeshin neper shkretetire  dhe u rrethuan nga ushtria Hun. Historiani Kinez i shekullit te pare  Ban Gu  shkrojti nje perreth nje perballje me nje ushtri te cuditshme qe luftonte ne formacion "si halat e peshkut" karakteristike e ushtrise Romake. Nje historian ne Oksford pasi studioi materialet deklaroi se legjioni i humbur Romak themeloi nje qytet te vogel prane shkretetires Gobi , qe u quajt Liqian, qe ne Kinezce  perkthehet Rome. E verteta nuk dihet akoma.


5.Banesat ne shkembinj te popullsise Anasazi


Nuk dihet shume perse Indianet Anasazi filluan te ndertonin keto banesa ne shkembinj. Nje mendim eshte se ata ishin viktime e kanibalizmit nga tribute Meksikane vendase dhe u nenshtruan. Nje tjeter ishte se ata hanin njeri tjetrin. Pavaresisht ekzistences se tyre paqesore , ndersa nje kulture agrikulturore, u vendos ne 1200 para krishtit, eshte e qarte se lufta e konfliktet mberriten tek ky popull.  Por mbetet mister se cfare lloj konflikti dhe ne cfare niveli. Afersisht 700 vjet me pare, ata u zhduken plotesisht , dhe jo ne formen e zhdukjes se ngadalte. Ka prova se zoterimet e tyre ishin braktisur , trupat  thjesht ishin lene ne banesa te mumifikoheshin dhe e gjithe kultura u thjesht u zhduk. Teori si  lufta, uria, thatesira apo rrembimi nga alienet kane ndjekur misterin prej dekadash.



4.Dritat Marfa


Dritat Marfa jane drita te pashpjeguara (te quajtur drita fantazem) qe kane filluar te shfaqen ne Mitchell Flat ne lindje te Marfas, Teksas. Te dhenat e para te publikuara ne lidhje me dritat u dhane ne 1957 , po Robert Reed Ellison i raportoi ato tek familja e tij dhe deshmite shfaqjeve u perhapen me fjale goje. Nuk ka asnje te dhene te verifikueshme te shkruajtur , qe perpara 1950-es. Dritat pershkruhen se kane permasat e nje topi basketbolli, qe pluskojne ne ajer. Zakonisht kane ngjyre te bardhe , te verdhe , portokalli ose te kuqe, po ndonjehere ka dhe me ngjyre jeshile  dhe blu.  Keto levizin shpejte ne drejtime te ndryshme dhe shfaqen ne grupe dhe ka nje sasi te madhe evidencash fotografike dhe video. Skeptiket ne pergjithesi i konsiderojne dritat te jene te lidhura me trafikun qe kalon ne Rrugen US 67 ose te jene elektrike nga produkte te kodrave te kuarcit aty afer. Pasi ato shfaqen gjithmone ne prone private me terren te veshtire jo i lehte per tu kaluar, nuk ka deshmi te njerezve qe tu afrohen dritave.



3.Misteri i Sfinksit

Disa besojne se Sfinksi eshte nje forme e kombinuar e gruas dhe luanit per te kujtuar  dhe treguar  ndertimmin origjinal  te zodiakut ashtu si e njohim ne tani. nen shenjen e Virgjereshes, 15,000 vjet me pare kur ajo kaloi ne pozicionin si Shenja e Pare per nje civilizim te lashte. Kjo mund te kete qene nje periudhe ku njerezit ne fillim vizatonin harten e yjeve. Sfinksi mund te jete nje monument qe parashikoi dicka qe ndodhi me te Virgjeren, dhe me pas mbaroi me luanin. Ajo mbase mund te perfaqesoj dy racat e llojit njerezor , njeriu hyjnor(i krijuar) dhe homologun dhe njeriun tokesor (njeriu kafshe).


2.Sferat prej guri te Kosta Rikes


Punetoret duke hapur rrugen e tyre permes xhungles se dendur te Kosta Rikes  per te pastruar nje hapesire per plantacionin e bananeve  ne vitet 1930 u ndeshen me disa objekte te pabesueshme : duzina  topash guri , shumica e te cileve ishin praktikisht sferik.  Ata varionin ne permasa  nga ato te nje topi tenisi  deri ne  ato me diameter prej 8 feet , qe peshojne 16 ton. Edhe pse keto topa prej guri jane te krijuar nga dora e njeriut, nuk dihet se kush i ka bere , per cilin qellim,  dhe me e cuditshme nga te gjitha si u arrit ne kete saktesi sferike.



1.Krijimi i Njeriut


Ky eshte me siguri  nje nga misteret me te njohur dhe me te diskutueshem qe njeh njeriu per momentin. Misteri me pak fjale eshte Nga erdhem ne? Shume njerez mendojne se jemi krijuar nga nje lloj Zoti, disa  besojne se ne arritem ne ekzistence  permes procesit te evolucionit, ndersa te tjere mendojne se u vendosem ne Toke nga alienet.Pasi nuk ka asnje evidence perfundimtare per asnjerin nga argumentet,  ky mbetet misteri yne me i madh. Koncepti i evolucionit konstaton se permes nje serie  pershtatjesh  dhe mutacionesh nga brezi ne brez , nje krijese mund te ndryshoje ne menyre dramatike gjate kohes.

0 comments:

Post a Comment

ADS