Eshte e drejte te thuash se Google Earth ka revolucionarizuar gjeneraten tone.Cdokush qe ka lidhje me internetin ne shtepi tani mund te shikoje te gjithe globin ne menyren me te rehatshme nga shtepia e tij.Komunitete te tera online jane formuar dhe ia kane dedikuar kohen e tyre zbulimit te vendeve me unike,me te vecanta dhe sigurisht me te pazbuluara kudo perreth botes.Google Earth nuk ka ndihmuar vetem ne zbulimin e disa vendeve te bukura por ai ka ndihmuar shkencetaret arkeologet dhe policine me fuqine e tij.Ketu do te shikojme 10 gjetjet me mahnitese te bera nga Google Earth.
1.Liqeni i Gjakut ne Irak
Ky liqen gjaku ne Irak ka cuar ne thashetheme te frikshme qe thone se eshte i shkaktuar nga nje thertore qe gjendet aty prane dhe qe eshte pergjegjese per nje gjakderdhje te madhe.Asnjehere nuk eshte dhene nje shpjegim zyrtar lidhur me kete ceshtje por skeptiket besojne se me shume mundesi kjo eshte shkaktuar nga derdhja ne liqen e ujerave te zeza te cilat i kane dhene kete ngjyre ujit.Juria eshte akoma ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje.
2.Fytyra ne argjile
Kjo pamje spektakolare eshte marre mbi Alberta,Kanada.Shume qarte mund te shihet nje fytyre ne ate qe mund te quhet “Modeli i flokeve te Indigjeneve Amerikane”.Qe atehere fytyra eshte quajtur “Gardiani i Tokave te Shkreta”.Fytyra eshte krijuar nga gerryerja e argjiles ne lugine.Disa njerez besojne se koka eshte duke mbajtur kujfe.Pamja ne fakt eshte nje rruge dhe nje pus nafte.
3.Ishulli ne forme zemre
Jo cuditerisht ky ishull ne forme zemre i zbuluar nga Google Earth u shnderrua ne nje vend te preferuar nga ciftet ne diten e Shen Valentinit.Ndodhet ne detin Adriatik ne bregdetin Kroat dhe eshte i pabanuar.Ka nje siperfaqe rreth 130.000 m² dhe quhet Galesnjak.Pronari i ishullit nuk ishte fare ne dijeni per formen e tij derisa u mbush plot me kerkesa nga ciftet romantike te cilat deshironin te merrnin me qera ishullin.
4.Anija e humbur ne det
Jassim SS ishte një traget bolivian qe transportonte ngarkese që ngeci në rërë dhe u zhyt në shkembinjte nenujore te Wingate në brigjet e Sudanit në vitin 2003.Google Earth kapi një foto te tij dhe ajo është bërë tani një nga më të kërkuarat për imazhet e marra nga Google Earth, si dhe duke u bërë një nga mbytjet me te medha qe eshte kapur nga nje program.
5.Kryqi i thyer
Baza detare e Coronados ne San Diego u rindertua ne vitin 1967.Arkitektet dhe ndertuesit nuk e dinin se nje foto e marre nga ajri nga Google Earth ne vitin 2007 fatkeqesisht zbuloi se 4 ndertesat qe nuk kane lidhje me njera tjetren formojne Kryqin e Thyer.Te tmerruar nga pamja marina po shpenzon 600.000$ per te maskuar formen.
6.Labirinti i Oprah
Menduar si njeriu i famshem me i fuqishem nga revista Forbes me shfaqjen e saj ironike dhe revisten e famshme Oprah Winfrey eshte padyshim njeriu i famshem me me shume influence ne SH.B.A.Nje fans i saj mendoi qe ti bente nderime Winfreyt duke vizatuar fytyren e saj ne nje fushe gruri.Sa prekese,por seriozisht sa kohe kishte ne dispozicion ky njeri?Gjithsesi mundimi i tyre ia vlejti pasi ia arriti te dilte ne Top 10 gjetjet nga Google Earth.
7.Rrethi i Firefox
Në vitin 2006 studentet e Universitetit te shtetit te Oregonit hartuan logon gjigande te Firefox në një fushë në Oregon.Kjo përfshin nje siperfaqe të madhe rreth 45.000 m² dhe u krijua me rastin e festimit per shkarkimin e 50 milionte qe iu be shlfetuesit.
8.Atlandtida?
Pas kesaj gjetje te Google Earth njerezit filluan te dyshonin nese ky ishte qyteti i humbur i Atlantides.Eksploruesit e emocionuar me siguri menduar keshtu(ose te pakten shpresuan).Ky rrjet u gjend prane birgjeve te Afrikes dhe mendohet qe te jene rruge te qytetit.Zona mendohet te jete sa siperfaqja e Uellsit.Inxhinieret e Google Earth e rrezuan poshte hipotezen duke thene se rrjeti nuk ishte gje tjeter vecse nje gabim dixhital i shkaktuar nga anijet sonare qe mbledhin te dhenat por disa njerez besojne ndryshe...
9.Babagjyshi
I mbani mend ato komunitetet online te Google Earth qe i permenda pak me pare?Epo nje nga pjestaret e tyre gjeti kete perle.Me emrin "ear1grey" ata publikuan zbulimin e nje Babagjyshi gjigand qe qendronte krenar ne nje mal te Finlandes.
10.Avion luftarak ne parkun e makinave
Misteri rrethon kete gjetje te Google Earth dhe pyetja ka nevoje per nje pergjigje:perse nje avion luftarak gjendet i parkuar ne nje lagje rezidenciale afer Parisit?Disa njerez thone qe eshte modeli i plote i nje Mirage 2000 afer nje kampusi universitar afer Parisit ndersa te tjere thone qe eshte thjesht nje mirazh i shkaktuar nga nje gabim ne fotografim.Hmm...juria eshte ende duke e shqyrtuar edhe kete rast!
0 comments:
Post a Comment