Subscribe:

Sunday, August 21, 2011

Shqiptari i fiton “gabimisht” 43 milione euro


Shqiptari me nënshtetësi zvicerane, Behar Merlaku, ka fituar në një nga kazinotë e Austrisë rreth 43 e milionë euro. Behari i përshkruan ato momente si më të mirat në jetën e tij, ndërsa çdo gjë bie në ujë kur drejtuesit e kazinosë u afruan dhe i thanë që nuk ka fituar asnjë cent, pasi ishte një gabim në softuer.
Ai ishte duke luajtur në një nga aparatet e lojërave të fatit, kur papritmas i është ndezur sinjali i Jackpotit, ndërsa në ekran sinjalizohej se ai ka fituar 42.949.672,86 euro.
“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme. Gruaja ime qëndrojë para meje shumë e gëzuar. Festuam. Në ato momente në mendje na shkonte se çka mund të bëjmë me gjithë ato para. Të gjithë ngjarjen e kam të regjistruar në telefon. Por, pas me shumë se 15 minutash u paraqiten disa persona dhe më thanë se nuk kam fituar asgjë pasi ishte një gabim në softuer”, rrëfen Behar Merlaku, transmeton “Express”.
Ai më tej shtoi se pasi i than që ishte gabim teknik, kishte filluar t’i qëroj hesapet me ta, ndërsa më pas ka arritur policia.
“Policia ka shkruar çdo gjë. Ka marr të gjitha të dhënat. Unë nuk do të lejoj që të më mashtrojnë. Nuk mund të flejë nga inati. Këtë çështje do ta qoj në gjyq”, ka sqaruar Merlaku.
Nga ana tjetër, drejtuesit e kazinosë insistojnë se bëhet fjalë për gabim teknik dhe nuk e kanë ndërmend të bëjnë pagesën prej 43 milionë eurosh.

0 comments:

Post a Comment

ADS