Bimët e marijuanës ishin ‘strehuar’ nën një mbulesë gjigante në ngjyrë të zezë në shkretëtirën Baja California, rreth 150 milje në jug të Tijuana-s, përgjatë kufirit me San Diegon.
Gjenerali Alfonso Duarte tha se mbulesa e zezë, e cila përdoret shpesh nga fermerët për të mbrojtur bimët nga dielli dhe nxehtësia, e kishte bërë të vështirë përhapjen e erës së bimës që rritej poshtë saj.
Është dashur inspektimi nga toka për të zbuluar bimët 2.5 metër të gjata që rriteshin në mes të shkretëtirës, ndërsa burime nga ushtria meksikane thanë se afërsisht 60 veta punonin në këtë plantacion.
Ai tha se trafikantët mund të kenë korrur rreth 120 tonë marijuanë, vlera e të cilës arrin në 160 milionë dollarë amerikanë.
Plantacioni kishte një sistem të sofistikuar vaditjeje, i cili e merrte ujin nga dy puse dhe disa shtesa prej druri, të cilat përdoreshin për banim nga punëtorët. Sipas ushtrisë meksikane këtë ‘minierë parash’ për trafikantët tashmë e pret zjarri.
0 comments:
Post a Comment