Moti i nxehtë të çon nëpër vende me ujë, kështu që përse të mos përfitoni për të eksperimentuar ndjesi të reja | ||||
Vende të çuditshme për të bërë dashuri ka me shumicë. Por vera ofron një rast të çmueshëm për të mos u humbur. A e keni provuar ndonjëherë të bëni seks brenda në ujë, apo kur jeni në kontakt me të? Ndjenjat shumëfishohen, efekti lubrifikues lehtëson pasionin dhe pastaj, për të qenë plotësisht të sinqertë, eliminohet edhe pengesa e djersës që, nëse nga njëra anë mund të jetë diçka seksi, nga ana tjetër kur temperatura e ambientit jashtë vërtitet te rreth 40 gradët, mund të nisë vërtetë të bëhet një problem serioz. Atëherë, shfrenoni fantazinë tuaj, natyrisht në dush, në det, apo në pishinë, me pakt që të kini kujdes kushtet higjenike, sidomos duke zgjedhur mbrojtjen e duhur. Në fakt është më e thjeshtë që në ujë, prezervativi të mos jetë i përshtatshëm, apo edhe t’ju ikë fare. Pishinë Nëse jeni në pishinë, fillimisht duhet të keni kujdes shumë nivelin e klorit, që mund të sjellë si për meshkujt, por sidomos për femrat irritime të sikletshme. Natyrisht mund të dëfreheni edhe duke eksperimentuar ndonjë pozicion të këndshëm, gjithmonë në bazë të kushteve që ju ofrohen nga impianti i pishinës ku ndodheni. Det Pasi të siguroheni se jeni të “fshehur” mirë nga shikimet, së pari duhet të zgjidhni nëse do ta bëni në breg, apo në det të hapur. Alternativa e parë do t’ju lejojë të eksperimentoni çdo pozicion të njohur, duke u ruajtur ndoshta vetëm nga rëra. Ndërsa në rastin e dytë, idealja është kur femra përqafon partnerin, duke i shtrënguar këmbët rreth belit. Si alternativë, femra mund të mbështetet në ndonjë shkëmb që mund të jetë diku aty dhe mashkulli të bëjë pjesën tjetër... Natyrisht kjo është e vlefshme edhe për pishinën. Nën dush Nëse femra është e lehtë, mashkulli mund të arrijë ta ngrejë pa sforcime të mëdha, duke e mbështetur me shpinë në mur dhe duke bërë të mundur lëvizjen përmes duarve në të pasmet e femrës. Përndryshe, ka edhe nga ata që thonë se, meqënëse pjesa më e madhe e dusheve kanë ambient të ngushtë, ideal është edhe seksi oral, që bëhet më pasionant me ndjesinë e mrekullueshme të ujit që bie mbi lëkurë. Gjithmonë, duke pasur vëmendjen për të shmangur të nxehtin e tepruar! |
Tuesday, July 12, 2011
Seks ne uje, metodat e ushtrimit.
Labels:
Kuriozitete
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment