Ushtarët meksikanë kanë zbuluar plantacionin më të madh me marijuanë në historinë e vendit, të fshehur nën një mbulesë të zezë, në mes të shkretëtirës. Plantacioni me një sipërfaqe rreth 300 akra është katër herë më i madh se rekordi i mëparshëm dhe përfshin edhe tualete për nevojat e punëtorëve.
Bimët e marijuanës ishin ‘strehuar’ nën një mbulesë gjigante në ngjyrë të zezë në shkretëtirën Baja California, rreth 150 milje në jug të Tijuana-s, përgjatë kufirit me San Diegon.
Gjenerali Alfonso Duarte tha se mbulesa e zezë, e cila përdoret shpesh nga fermerët për të mbrojtur bimët nga dielli dhe nxehtësia, e kishte bërë të vështirë përhapjen e erës së bimës që rritej poshtë saj.
Është dashur inspektimi nga toka për të zbuluar bimët 2.5 metër të gjata që rriteshin në mes të shkretëtirës, ndërsa burime nga ushtria meksikane thanë se afërsisht 60 veta punonin në këtë plantacion.
“Sapo panë personelin ushtarak, ia mbathën të gjithë,- tha gjenerali Duarte,- por u ndaluan në një postbllok të ngritur në një largësi të vogël nga plantacioni”.
Ai tha se trafikantët mund të kenë korrur rreth 120 tonë marijuanë, vlera e të cilës arrin në 160 milionë dollarë amerikanë.
Plantacioni kishte një sistem të sofistikuar vaditjeje, i cili e merrte ujin nga dy puse dhe disa shtesa prej druri, të cilat përdoreshin për banim nga punëtorët. Sipas ushtrisë meksikane këtë ‘minierë parash’ për trafikantët tashmë e pret zjarri.

0 comments:
Post a Comment