Sunday, June 19, 2011
Xixellonjat
XIXELLONJAT
Burimi i këtyre dritave, që nganjëherë mund të jenë aq shumë saqë një pemë mund të jetë e mbushur me to, janë xixëllonjat. Ato janë krijesat luminishente më të njohura. Këto krijesa, të cilat me dritën e tyre ndriçojnë pemët në errësirë.
Xixëllonjat prodhojnë në trupat e tyre dritë të gjelbër në të verdhë. Drita është për xixëllonjat një mjet komunikimi. Kjo dritë përdoret edhe për t’u mbrojtur nga armiqtë. Me metodën e dritës armiqtë e tyre kuptojnë se xixëllonjat nuk janë të shijshme dhe kështu vendosin të mos ushqehen me to.
Karakteristika kryesore e këtyre insekteve është se ato nuk humbasin energji kur prodhojnë këtë dritë. Për këtë arsye, xixëllonjat kanë qenë objekt kërkimesh për shkencëtarët për vite me radhë. Megjithatë, njerëzit nuk kanë arritur ende të prodhojnë një dritë si ajo e xixëllonjave.
Është e habitshme se si një gjallesë prodhon dritë pa nxehtësi. Ju mund ta keni vënë re që llambat prodhojnë nxehtësi, ashtu si edhe dritë. Nëse ju prekni një burim drite, p.sh. një llambë, do të shihni që ajo është shumë e nxehtë. Nxehtësia që xixëllonjat prodhojnë nuk ndikon mbi to. Kjo ndodh sepse drita e prodhuar prej tyre është tërësisht e ndryshme nga ajo që ne përdorim si mjet ndriçimi. Kjo dritë është quajtur “drita e ftohtë” dhe gjatë prodhimit të kësaj drite nuk lëshohet nxehtësi. Me fjalë të tjera, prodhimi i kësaj drite kërkon sasinë minimale të energjisë. Si rrjedhim, prodhimi i kësaj drite është shumë i efektshëm dhe shkencëtarët janë përpjekur për vite me radhë ta imitojnë.
Ashtu si xixëllonjat, krijesa të ndryshme nënujore, insekte dhe lloje të tjera gjallesash prodhojnë dritën e tyre. Secili ka mënyrën e vet të prodhimit të dritës apo të përdorimit të saj. Secili është një mrekulli në vetvete.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment