Të gjithë në jetën e tyre hasin me këtë problem. Mundësia që shkaku të jetë një sëmundje e keqe (tumor, paralizë) është mjaft e ulët. Migrena nuk është një sëmundje e rrezikshme. Zakonisht fillon në formë të menjëhershme, në njërën anë të kokës dhe është një dhimbje e fortë. Dhimbjet e migrenës zgjasin nga 4-72 orë dhe mund të shoqërohen edhe nga shqetësime të tjera si të vjellat, mosdurim i dritës dhe i zhurmave etj. Migrena tashmë quhet një sëmundje neurologjike.Mendohet se ka të bëjë me uljen apo mosfunksionimin e një lënde me emrin serotonin. Migrena është një sëmundje e kurueshme.
Tek femrat shfaqet tre herë më shumë se meshkujt si pasojë e ndryshimeve hormonale të tyre. Ataku i parë ndodh zakonisht para moshës 40 vjeçare. Vazhdojnë kërkimet përsa i përket mendimit se mund të jetë e trashëguar.
♦ Llojet e migrenës ♦
Më së shumti vihen re këto dy lloje:
Migrena e thjeshtë: 75% e të sëmurëve futet në këtë lloj. Të vjellurat janë më të pakta. Dhimbjet nuk shoqërohen me aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Mund të shfaqet në një apo të dy anët e kokës.
Migrena klasike: Në kët lloj ka aura (vegime vizuale pak para fillimit të dhimbjeve). Ataku zgjat 2-6 orë. Shoqërohet me të vjella dhe ka difekt në shikim. Ka një boshllëk në fushën e shikimit. Ndodh në njërën anë të kokës.
Dhimbjet e migrenës mund të vijnë një here në muaj apo në javë apo mund të mos vijnë për një kohë të gjatë por ajo që dihet mire është që nëse ndodh çdo ditë ajo nuk është migrenë. Zakonisht personi kërkon një vend të qetë dhe pas atakut e ndjen veten mjaft ë lodhur.
♦Faktorët që e nxisin migrenën♦
Zakonisht duhet që disa shkaktarë të jenë njëherësh që migrena të shfaqet. Prej tyre janë:
Stresi
Ndryshimet hormonale (menstruacionet, shtatzania, ilaçet për pengimin e shtatzanisë)
Lodhja
Uria
Djathi i vjetër, çokollata, alkoli, vera, pijet me kafeinë, kafeja etj.
Pagjumësia apo gjumi i tepërt
Ndryshimi i gjendjes emocionale
Dhimbjet e tjera në trup
Mjaftojnë të jenë disa prej këtyre faktorë dhe gjithashtu duhet të përmendim që ndikimi i tyre ndryshon nga personi në person.
♦Kurimi♦ (Shërimi)
Në kurim futen edhe përpjekjet për të penguar formimin e saj. Për ta penguar kini parasysh këto pika:
Për ata që shqetësohen nga drita të përdorin syze dielli.
Qëndroni larg zhurmës dhe kallaballëkut.
Mundohuni të bëni një jetë të qetë e të rregullt.
Mundohuni të ecni apo bëni sport të lehtë.
Kur t’ju fillojnë dhimbjet mundohuni të shtriheni pa jastëk në një vend të qetë dhe mundohuni të flini.
Futini këmbët në ujë të ngohtë apo të ftohtë kur t’ju vijnë dhimbjet.
Bëni masazh në qafë apo vendosni një qese me akull në kokë.
Kontaktoni me mjekun neurolog për kurën me ilaçe. Nga llojet e ilaçeve mund të përdoren qetësuesit (analgjezikët), antidepresantët apo ilaçet që tkurrin damarët e trurit (këta të fundit tek shtazanat nuk lejohet të përdoren). Gjithashtu gjatë atakut bashkë me qetësuesit mund të duhet të përdoren edhe iëaçet kundër të vjellave.Emrat e ilaçeve nuk po i përmendim pasi ato duhet të përdoren veçse me këshillën e mjekut dhe jo vete.
Thursday, June 23, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment