Magjistari Dinamo që ecën mbi Tamiz
Ai është një iluzionist jo shumë i njohur, por dje ka përshkuar në këmbë, duke ecur mbi ujë, gjysmën e gjerësisë së lumit Tamiz. Magjistari Dinamo, emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka provuar para shumë shikuesve se mbi ujë “mund të ecet”. Iluzionisti 28-vjeçar ka përshkuar gjysmën e ngushtë të lumit përpara Shtëpisë së Parlamentit në Londër e është fotografuar edhe nga një varkë e policisë së lumit. Një zëdhënës insistoi se fotot nuk ishin false. Frayne njihet nga shumë persona të famshëm. Ndër ata që kanë pranuar të dëshmojnë aftësitë e tij janë Jay-Z, Coldplay, Will Smith, Busta Rhymes dhe Paris Hilton.
0 comments:
Post a Comment