skip to main |
skip to sidebar
Killeri vampir në Gjermani, i piu gjakun dy adoleshentëve
26-vjeçari me iniciale Jan O. ka pranuar vrasjen e 14-vjeçares Nina, të cilën kishte dashur ta përdhunonte në nëntorin e vitit të kaluar
Ishin ende në jetë kur hëngri mishin e tyre, përpara se t’u pinte gjakun nga një plagë në qafë. Për këtë është dënuar sot në Gjermani një “seria killer” vampir. Burri 26-vjeçar me iniciale Jan O. ka pranuar vrasjen e 14-vjeçares Nina, të cilën kishte dashur ta përdhunonte në nëntorin e vitit të kaluar. Pastaj ka pranuar edhe vrasjen e mikut të vajzës, 13-vjeçarit Tobias, krim që e kishte bërë pesë ditë më pas në të njëjtën zonë. Gjyqtari Ralf Günther e ka dënuar me trajtim psikiatrik dhe e urdhëroi për 26-vjeçarin një mbajtje në izolim me kusht: mund të lëshohet nëse një juri ekspertësh do ta gjykojë si të shëndoshë mendërisht. Gjithsesi nuk duhet te shmangë kalimin në burg të pjesës së mbetur të jetës, teksa vrasjet e tij kanë shokuar Gjermaninë
0 comments:
Post a Comment