Botoks (toksina e botulinumit), eshte nje toksine e cila prodhohet nga bakteria Clostridium botulinum.Botoksi, duke bllokuar leshimin e molekulave qe bejne te mundur komunikimin ndermjet qelizave nervore , bllokon gjithashtu komunikimin e organeve perkatese me keto qeliza. Ky mekanizem ndalon ose zvogelon funksionin e organit. Ne shume fusha te mjeksise ky mekanizem perdoret efektivisht. Kurse ne kirurgjine plastike perdoret me qellim qe te zvogeloje rrudhat e krijuara nga muskujt e mimikes ne siperfaqen e fytyres si dhe te zvogeloje dersitjen e disa pjeseve te trupit.
Funksioni per vite i muskujve te mimikes ben qe rrudhat ne siperfaqen e lekures te behen me te dukshme dhe ne fytyre te dalin vizat dinamike. Vizat dinamike dalin me teper ne balle, midis vetullave, rreth syve dhe rreth gojes.Rrudhat ne balle dhe rreth syve te tregojne me te vjeter, kurse rrudhat midis vetullave te bejne te dukesh si i nevrikosur. Duke perdorur botoks zvogelohet levizja ne muskujt e mimikes e cila ben te mundur qe lekura qe vesh keto muskuj te mos tendoset si zakonisht. Vizat e krijuara nga levizja e muskujve si dhe nga palosja e tyre zhduken. Keshtu behet i mundur drejtimi i nje fytyre qe duket e moshurar dhe e nevrikosur.
Gjate perdorimit te botoks ne gjendrat e djerses bllokohet komunikimi i qelizave nervore me qelizat e gjendres duke zvogeluar djersitjen. Pjeset e trupit qe djersitin me teper, jane sqetulla dhe pellemba e dores. Shume njerez qe ankohen per djersitjen ne mase dhe eren e saj kane qene te kenaqur pas perdorimit te botoksit ne keto zona.
Botoksi injektohet dhe eshte nje procedure qe nuk ka nevoje per anestezi, por gjate injektimit mund te shkaktoje dhimbje te vogla. Per zvogelimin e levizjeve te muskujve injektohet brenda muskujve kurse per zvogelimin e djersitjes brenda ne lekure. Efekti i botoksit fillon brenda javes dhe efektiviteti i tij vazhdon nga 3-9 muaj mesatarisht 6 muaj. Pas mbarimit te efektit te botoksit perdorimi i tij mund te perseritet. Ne njerezit qe perdorin per 2 vjet rregullisht botoksin eshte vene re Zvogelim i forces se muskujve dhe mund te kete ndryshim ne shprehje te fytyres. Prandaj pas vitit te 2 te perdorimit te botoksit duhet qe riperdorimet i tij te behen ne periudha me te gjata kohe.
Botoksi nuk ka ndonje efekt serioz mbi shendetin e pergjithshem. Pas perdorimit mund te kete nje fryrje te perkohshme, nxirje te lekures dhe rralle renie e kapakut te syrit. Nuk dihet nese botoksi ka ndonje efekt anesor ne femrat shtatzena ose qe japin gji. Prandaj nuk keshillohet perdorimi i tij ne keto raste. Gjithashtu nuk perdoret ne personat qe kane semundje te Sistemit lokomotor ( si Sindroma Eaton-Lambert, Myastenia gravis)
0 comments:
Post a Comment