Subscribe:

Monday, June 6, 2011

10 mashtruesit më të mëdhenj të historisë

Kanë mashtruar jashtë çdo imagjinate. Victor Lustig ka shitur kullën "Eiffel" për hekur.

Falsifikatori i famshëm Frank Abagnale ka bërë histori me falsifikimet e tij.

Christopher Rocancourt jetimi i braktisur nga prindërit alkoolistë, bëri para duke u shtirur si aristokrat i familjes Rockfeller.

Ferdinand Demara "ndërroi" 11 karaktere duke u hequr si murg, kirurg e deri kryeredaktor. 

David Hampton kishte fiksim të mashtronte VIP-at e Hollivudit. Ai filloi duke thënë se ishte djali i aktorit të famshëm zezak, Sidney Poitier dhe më pas nuk iu ndante të famshmëve duke i gënjyer jashtë çdo arsyeje. 

Kush e kujton këngën "Girl you know it's true", do të çuditet me grupin e famshëm Milli Vanilli. Dy këngëtarët e tij, që morën edhe çmimin "Grammy", nuk dinin të këndonin. 

Ndërsa Cassie Chadëick jetoi 8 vjet me një pusullë që e kishte shpikur vetë dhe ku kishte falsifikuar firmën, në të cilën shkruante se industrialisti i famshëm, Andrew Carnegie, i kishte premtuar 2 milionë dollarë. 

Akoma më interesante janë historitë e Mary Baker, "Princeshës" Caraboo nga ishujt Javasu, një shërbëtore që hiqej si princeshë duke u veshur me rroba ekzotike e duke folur një gjuhë të pakuptueshme që e kishte shpikur vetë. 

Po aq interesante ishte edhe libri i George Psalmanazar, një njeriu që pretendonte se kishte gjetur Evropën. Ai shkruante se kishte ardhur nga një ishull ku njerëzit ecnin lakuriq e vinin pjata floriri para pjesëve intime, ku burrat hanin gratë nëse i tradhtonin, e një sërë mashtrimesh të tjera shumë të suksesshme, por me të cilat u mërzit edhe vetë autori.

Ndërsa, "kapiteni" i stisur në pesë minuta, Wilhelm Voigt arrestoi dy figura të larta për vjedhje librash dhe u vodhi atyre të gjitha kursimet. 

Këta janë mashtruesit më të mëdhenj të historisë së botës. Jo vetëm se kanë jetuar për vite me radhë vetëm me anën e mashtrimit, por se fantazitë e tyre kanë qenë gjeniale. Aktiviteti dhe historitë e tyre janë mjaft interesante. Po ashtu është edhe përfundimi i tyre. Nëse mendoni se pjesa më e madhe e tyre ka përfunduar në burg, e keni gabim!

Frank Abagnale, prej të cilit është bërë edhe filmi "Catch me if you can", me protagonist Leonardo di Caprio, është presidenti i shoqërisë këshillimore me emrin e tij, për mashtrimet financiare. "Mashtruesi i madh" i 11 profesioneve, Ferdinand Demara, e mbylli jetën e tij si meshtar babtist, Wilhelm Voigt, kapiteni i Köpenick-ut, u fal nga Kaiser Wilhelm II për shkak të simpatisë që kishte fituar në popull.

0 comments:

Post a Comment

ADS